Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar pas letrës së hapur që socialistët e ndershëm shkodran i shkruan Ramës, ku distancoheshin nga e deleguara e tij dhe e Tom Doshit, të cilët kanë pushtuar institucionet shtetërore.
“Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij”, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit
Nuk bën çudi që socialistët e ndershëm nuk pranojnë të hajnë çorbën që gatuan Rama dhe që bashkë me shumicën, e kanë braktisur në vetminë e tij me krimin.
Çdo socialist i ndershëm ka pse të ndihet i fyer dhe i nëpërkëmbur. Ata e dinë se me kë qeveris Edi Rama në Shkodër dhe cila është fytyra e pushtetit të tij.
Prurjet e Ramës që blasfemojnë me dashninë për këtë qytet, nuk mund të imponohen si padronë, jo vetëm ndaj socialistëve të ndershëm, por as ndaj Shkodrës.
Fati i Shkodrës nuk do të mbahet peng i interesave okulte të disa njerzve të sjellë rishtazi, ku e vetmja dashni që i lidh me Shkodrën është interesi personal familjar dhe shefi i tyre.