Letra e plotë e presidentit Trump, drejtuar Kim Jong Un:
E vlerësojmë shumë kohën tuaj dhe përpjeket në lidhje me negociatat dhe diskutimet për samitin e shumëpritur nga të dy palët, I cili ishte planifikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor. Na informuan se takimi u kërkua nga Korea e Veriut, por kjo për ne është tërësisht e pavlerë. Unë mezi prisja të takohesha me ju. Fatkeqësisht, në sajë të mllefit të jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj të fundit, mendoj se është e papërshtatshme për momentin të zhvillojmë këtë takim të planifikuar prej kohësh. Për këtë arsye, më lejoni që me këtë letër t’ju informoj se samiti i Singaporit nuk do të zhvillohet, për të mirën e të dy palëve, por në dëm të botës. Ju flisni për kapacitete bërthamore, por tonat janë aq masive dhe aq të fuqishme sa i lutem Zotit të most ë përdoren kurrë.
Ndjeja se po ndërtohej një dialog shumë i mirë ndërmjet ne të dyve, dhe në fund të fundit, vetëm ai dialog ka rëndësi. Një ditë pres me padurim të takohem me ju. Ndërkohë, dua t’ju falenderoj për lirimin e pengjeve që tani janë kthyer në shtëpitë dhe familjet e tyre. Ky ishte një gjest shumë i bukur dhe është vlerësuar shumë.
Nëse ndryshon mendim në lidhje me këtë samit të rëndësishëm, ju lutem mos hezitoni të më telefononi ose shkruani. Bota dhe në Korea e Veriut në veçanti kanë humbur një shans të jashtëzakonshëm për të arritur paqen, begatinë dhe pasurinë. Ky shans i humbur është vërtetë një moment i trishtë në histori.
Sinqerisht,
Donald Trump