Leverkusen eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Leverkusen's Kevin Kampl and Leverkusen's Wendell leave the pitch after the German Bundesliga soccer match between Bayer Leverkusen and TSG Hoffenheim in Leverkusen, Germany, Saturday, Oct. 22, 2016. (AP Photo/Martin Meissner)

Bayer Leverkusen është surpriza e madhe e ruandit të 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Roger Schmitd u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga kompeticioni, pasi u mposht pas goditjes së 11-metërshave nga ekipi i kategorisë së Tretë, Sportfreunde Lotte. Pas Werder Bremen-it skuadra e drejtuar nga trajneri Ismail Atalan surprizoi sërish, duke nxjerrë jashtë Kupës së Gjermanisë edhe Aspirinat. Në ConecctM-Arena, Bayer Leverkusen zhbllokoi shifrat pas vetëm 25 minutash lojë me Kevin Volland, që përfitoi nga asisti i Kiessling. Një gol i shpejtë ky i Asprinave që krijoi idenë se për Leverkusenin do të ishte një ndeshje e lehtë. Por vendasit e Sportfreunde Lotte nuk u dorëzuan dhe të shtyrë edhe nga publiku i zjarrtë në shkallët e stadiumit barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë falë autogolit të Hilbert.
Në të 77-ën gjërat u bënë më të vështira për vendasit që mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Wendel. Por Leverkusen nuk arriti të përfitonte nga inferioriteti numerik dhe ndeshja shkoi në shtesë. Në të 95-ën Volland shënoi sërish për miqtë, por Freiberger barazoi rezultatin në fundin e shtesës së parë. Për të përcaktuar skuadrën fituese u nevojit goditja e penalltive, aty ku vendasit e Lotte u treguan më të saktë, duke fituar 4-3 dhe duke avancuar më tej.
Bëri detyrën, ndërkohë Borussia Moenchengladbach që në Borussia Park mposhti me rezultatin 2-0 Shtugartin, që këtë sezon militon në Bundesligën e dytë. Amerikani Fabian Johnson në pjesën e parë dhe Lars Stindl në fraksionin e dytë ishin autorët e golave për Gladbahun.

Exit mobile version