Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami ka arritur një sukses elektoral në zgjedhjet e 14 majit. Ai ka rikthyer logon e PLL në fletën e votimit dhe është shpërblyer me mbi 25 mijë vota legaliste në gjithë Shqipërinë, duke marrë mbi 20 këshillatarë dhe për për një grusht votash nuk ka kapur pozita më të larta në Tiranë dhe qytete të mëdha. PLL ka shtruar rrugën për një rezultat pozitiv mënë 2025 duke synuar disa deputetë.
Çfarë ndodhi
Partia Levizja e Legalitetit mori pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit si subjekt zgjedhor duke u perfaqësuar me listat e veta për këshilltarë bashkiak.
Nga këto zgjedhje, sipas të dhenave që ne disponojmë dhe ato zyrtare të KQZ, PLL del me një arritje rezultati të kënaqshëm për ne.
1-PLL, pavarsisht rezultateve të opozitës në tërësi, ndryshe nga subjektet e tjera opozitare, rezulton subjekti që ka rritje konkrete ne numër votash edhe pse me nje pjesmarrje e ulet ne votime në shkallë vendi.
2-Në numër votash rezulton me një rritje gati dyfish të tyre nga zgjedhjet e fundit, konkretisht rreth 25.000 të tilla, jo aq sa në të vërtetë duhen.
3-Përkthyer në numër mandatesh, mbi 20
mandate keshilltarësh bashkiak, shperndarë këto mandate në gjithe vendin dhe ku ka bashki tek të cilat PLL perfaqesohet me dy keshilltarë apo bashki ku eshte humbur mandati i keshilltarit edhe per 7 vota.
Ky rezultat për ne eshte vetëm fillimi për ku synojmë të jetë PLL në skenen e politikes shqiptare, si nje force politike vertetë e djathte tradicionale.
Gjithashtu ky rezultat do shërbej për ne si motivim në punën tonë, për një riorganizimi dhe ridiminsionim të PLL, të gatshëm per suksese ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme.
PLL do të dije se si të jetë shpresë dhe besim për kthimin e së djathtës në nivelet e duhura per qeverisje, duke qenë e hapur në ide dhe afrime të potencialeve njerëzote që i duhen shoqërise.
Gjejmë rastin të shprehim falenderime për çdo strukturë të PLL, për sejcilin prej atyre që u bë pjesë e kandidimit dhe e mbeshtetjes së siglës së PARTISË LËVIZJES LEGALITETIT, që me patjetër eshtë pjesë e arritjes së këtij rezultati.
Veçanarisht një falenderim dhe mirënjohje për çdo votues që besoj tek ne duke votuar numrin 5.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”