Lëvizje e papritur në merkaton e janarit. Futbollisti i Kombëtares, Arbnor Muja, i cili pak kohë më parë luajti në Ligën e Kampionëve, me Antverp, është transferuar te Samsunspor në Superligën e Turqisë.
Nga kampioni i Belgjikës, Antverpi, sulmuesi i krahut kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor që renditet në vendin e 15-të, dhe ketë sezon është në luftë për mbijetesën.
“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.
Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.