“Lëvizjet e Bardhit, të pakuptimta”, Zekthi: Kërkon protagonizëm. Për llogari të Berishës, po përpiqet të dëmtojë opozitën

Fitim Zekthi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi veprimin e Gazment Bardhit drejtuar gjykatës së Tiranës për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar të PD, si të pakuptimtë. Në “Special Report”, Zekthi tha se Bardhi kërkon protagonizëm dhe po përpiqet, për llogari të Berishës, që të dëmtojë opozitën.

“Është një lëvizje absurde. Jeta politike e Bardhit në 1 vit e gjysmë është një absurditet, një lëvizje politike e pakuptimtë ku ai nuk kuptohet se çfarë pozicionesh ka sot, nesër ka pozicione të tjera dhe pasnesër ka të tjera. Dhe brenda kësaj situate, ai ka bërë këtë lëvizje për të çregjistruar emrin e Bashës si kryetar i PD në gjykatën e Tiranës. Bardhi i është drejtuar gjykatës së Tiranës sot sikur të jetë sekretar i përgjithshëm i PD sepse në fakt ai ka menduar, është sjellë dhe ka vepruar deri pak pak muaj si sekretar i përgjithshëm. Ka pretenduar si një i tillë.

Ai mblodhi një këshill kombëtar vjet, u fut në derë, vuri një çelës dhe tha për mbledhje online, duke bërë një gjë të padëgjuar në historinë politike të botës. Dhe me atë këshill kombëtar që mblodhi online tha kam vendosur që të mos lejoj zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ndërkohë që pak muaj më parë Basha dhe të tjerë janë duke pritur vendimin e Apelit, ndërkohë që Bardhi pak muaj më parë ka shkuar në një parti tjetër. Qëllimi është që Bardhi po përpiqet, për llogari të Sali Berishës, që ta çmontojë dhe sakatojë më keq opozitën shqiptare sepse atij dhe Berishës nuk i ka interesuar që të ketë një farë sensi opozitë normale në Shqipëri dhe legjitimitet normal të një institucioni.

E dyta, Bardhi kërkon protagonizëm sepse është në një luftë të shambullt politike me ata që gjeti tek lëvizja e Berishës, me sekretarin e përgjithshëm të Berishës. Dhe kërkon që të fitojë pëlqimin dhe simpatinë e Berishës që të jetë i mirëpritur nga ata që dikur i ka quajtur të paligjshëm, njerëz që kanë vrarë, kanë bërë krime. Bardhi do të duhet të qetësojë në radhë të parë këto lloj pjese të ndërgjegjes së asaj partie.”, tha Zekthi.

Artikulli paraprakPD pa kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, Bejko zbulon prapaskenat: Bardhi luajti lojën e Berishës! Vendimin e gjykatës për vulën e pranojmë, sfidojmë dhe Rithemelimin
Artikulli tjetër“Foltorja s’do dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës”, Zekthi: Bardhi mund të ketë ëndërr të marrë drejtimin e partisë por…