Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për atentatin që ndodhi në Kurbin, ku humbi jetën ekonomisti 70 vjeçar, Selman Mihana, i cili nuk ishte shënjestra e atentatit, por u vra gabimisht. Hoxha shpjegoi se si ndodhi ngjarja, ndërkohë që foli edhe për shënjestrën, Ardjan Gjeloshi, një person me influencë në zonë, i cili lëvizte me mjet të blinduar dhe i armatosur.
Hoxha tha se bëhet fjalë për vrasës me pagesë të angazhuar në këtë atentat, ndërkohë që e përshkroi Gjeloshin si një personazh me ndikim dhe që ka mbështetur edhe një kandidat në zgjedhje.
“Selman Mihana është ekonomisti i firmës, 70 vjec, njeri me reputacion të mirë atje. Është ndodhur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Është ngjarje që zona e Fushë Kuqes, Kurbinit, Thumanë, Milot, që nga ngjarjet e gushtit me zhdukjen e Martinajt kishte rënë në qetësi. Ngjarja e së shtunës ishte e rëndë, jo vetëm për objektivin por edhe mënyrën e organizimit. Është ngjarje, që autorët kanë ndjekur dy automjete, njëra prej tyre Range Rover, pra është paguar shumë para. Autorët këto mjete i blejnë edhe pse janë të vjedhura. Ajo që tha Andi, ka më shumë se një vit, që në statistikat e grabitjes së makinave, është rritur grabitja e makinave Range Rover, që është makinë e kushtueshme.
Ardjan Gjeloshi është personazh që ruhej fortë, lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, ka patur armë me leje. Autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për ditë të tëra, është parë momenti më i favorshëm për ta goditur. Ai dilte nga banesa dhe shkonte te firma e inerteve me makinë të blinduar. Atë ditë ka lëvizur vetëm me ekonomistin.
Është goditur në zyrë, pasi ka dalë nga mjeti i blinduar. Është goditur nga dy pozicione të ndryshme. Të shtënat i kanë marrë jetën 70 vjeçarit, që ishte edhe në pension, ka vijuar të punojë për shkak të miqësisë me pronarin.
Duke e ditur që Ardjan Gjeloshi është njeri që mund të reagojë, për të mos i dhënë mundësi, kanë përdorur kallashnikov. Duhet të kesh saktësi të madhe që të mos shkaktosh dëme anësore. Është thënë që viktima është përpjekur të mbulojë me trup, por nuk më duket shumë e mundshme kjo nga skena e ngjarjes. Ardjan Gjeloshi ka mbijetuar është në spitalin e Traumës. Një ditë mbrapa u gjetën makinat e djegura. Autorët kanë lëvizur me veshje që përdorin forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe me fenelina. Në këtë zonë më rezulton se pesë ngjarjet e fundit, kanë vepruar autorët me të njëjtën skemë. Dyshohet se mund të kenë ndjekur lëvizjet e objektivit edhe me dron. Objektivi bënte kujdes.
Pista kryesore, është vrasje me pagesë, të cilat janë tipike të krimit të organizuar, janë edhe shumë të vështira për tu zbuluar.
Shënjestra ka qenë i inkriminuar, është përfshirë edhe me të vëllanë në një ngjarje. Merrnin energjinë nga shtylla e tensionit të lartë dhe dikush ia hiqte, e goditën me armë dhe u vra. Kjo ngjarje mbeti pa autorë.
Është zonë që ka kriminalitet të lartë, ka një numër të lartë ngjarjes të pazbuluara. Në momentin kur palët e marrin veten ekonomikisht, i rikthehen drejtësisë që ka munguar.
Ardjan Gjeloshi është personazh shumë i njohur në zonë, në një palë zgjedhje ka mbështetur një kandidat të Legalitetit dhe kanë fituar. Çuditërisht u futën me kandidat të fortë që ia doli të fitojë, duke bërë luftë me të djathtën.
Ngjarja është ende nën hetim. U tha në fillim për konkurencën, por nuk ka lidhje fare me këtë të inerteve”, tha Hoxha.