Lewandowski fiton mbi 15 mln euro

Ndërsa sezoni ka nisur me një tjetër lum golash (9 gola mes kampionatit dhe kupave), Robert Lewandowski është duke zgjatur për më tej ‘martesën’ me klubin bavarez të Bayern Munchen. Në fakt kontrata aktuale e polakut është e vlefshme deri në verën e vitit 2019, por klubi bavarez ka vendosur që ta shtyjë atë deri në vitin 2021, duke shtuar edhe një rritje të ndjeshme të pagës.  Sipas të përditshmes “Sport Bild”, Lewa do të përfitojë më shumë se 15 milionë euro në sezon, duke u bërë futbollisti më i paguar në Bundesligë.
Përpjekjet e Bayern Munchen për rinovim nisën që në muajin shkurt të këtij viti, por vetëm përpara një muaji klubi është takuar me përfaqësuesit e sulmuesit. Nëse gjithçka mbyllet me sukses, Lewandowski do të kalojë në përfitime shokun e skuadrës Thomas Muller, i cili aktualisht përfiton 15 milionë euro në sezon.

Exit mobile version