Karl-Heinz Rummenigge, drejtuesi i lartë i Bayern Munich, e ka hedhur poshtë idenë e shitjes së Robert Lewandowskikëtë verë. Sulmuesi polak ka qenë në “Allianz Arena” që nga viti 2014, duke shënuar 142 gola në 184 ndeshje e bavarezët. Me këtë produkt, ai është ngritur në rolin e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë. Megjithatë, raportet mediatike kanë pohuar se Real Madridi është i interesuar të sigurojë shërbimet e 29-vjeçarit këtë verë, pasi Florentino Perez po përpiqet të kurorëzojë një tjetër nënshkrim “galactico”.
Rummenigge, megjithatë, thotë se asnjë ofertë nuk do ta tundojë Bayernin në shitje. Madje, ai ka vënë në shënjestër ndjekjen e Franck Ribery në vitin 2008, si dëshmi, me klubin që thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë prej 80 milionë eurosh, plus Jose Bosingwa.
“Më pëlqen të supozoj se Robert, me njëqind për qind, do të luajë te Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm, tha ai për “Kicker”. Çfarë duhet të na motivojë për të marrë një drejtim tjetër? Gjithmonë më pëlqen të kujtoj vitin 2008, kur kemi pasur një ofertë të mahnitshme nga Chelse për Franck Ribery. Që nga ajo ditë, e gjithë bota e futbollit e di, askush nuk mund të blejë një lojtar tonin kundër vullnetit të Bayern Munich”.
Në lidhje me përforcimet, Rummenigge ka përsëritur, gjithashtu, fjalët e trajnerit Jupp Heynckes, i cili më parë deklaroi se klubi nuk ka interes për lojtarin e krahut të Bordeaux. Francezi, i cili ka gëzuar një sezon të shkëlqyer në Ligue 1, tha se ëndërron që një ditë të luajë për Bayern, por Rummenigge, tani për tani ka pretenduar se çdo lidhje me Arsenalin dhe Tottenhamin është një spekulim i pastër.
Qëndrimi i shkurtër madrilen i Dybala lë ende vend për diskutime në Spanjë. I evidentuar në fillim të javës në kryeqytetin iberik, zërat fillestarë insistonin për një takim të mundshëm me drejtuesit e Real Madrid, por më vonë, fantazisti argjentinas i Juventus shkoi të darkonte me Diego Pablo Simeone, bashkëkombasin e tij, njëherësh trajner i Atletico Madrid. Një takim kokë më kokë, që sipas asaj që raportonte “Marca” shprehte hapur interesimin direkt të klubit bardhekuq për 24-vjeçarin e Juventus.
Por, është media tjetër, “Sport” ajo që ndez edhe më shumë aludimet për një të ardhme të mundshme mes Dybala dhe Atletico Madrid. “Paulo Dybala përndiqet nga disa klube të Premier League, por është shndërruar në objektivin numër 1 të Atletico, si kandidati potencial për zëvendësimin e Griezmann, në rast se francezi transferohet te Barcelona.