“Leximi i mendjes” dhe ruajtja e rrethit shoqëror

Studimet kanë vërtetuar lidhjen midis aftësisë ‘për të lexuar mendjen’ dhe aftësisë për të krijuar dhe ruajtur rreth të mirë shoqëror.

Udhëheqësi kryesor i hulumtimit, profesori Robin Dunbar, nga “Institute of Cognitive and Evolutionary Biology” në Universitetin Oxford ka thënë që ‘mentalizimi’ ndodh atëherë kur individi është në gjendje të përcjellë hierarkinë natyrale që përfshin gjendjen mendore të individëve të tjerë, transmeton Telegrafi.

Kuptimi i lidhjes midis madhësisë së trurit të individit dhe numrit të miqve të tij na ndihmon të kuptojmë mekanizmat që kanë çuar në zhvillimin e trurit më të madh tek qeniet njerëzore sesa tek speciet e tjera.

Gjithsej 40 vullnetarë janë pajtuar t’u nënshtrohen skanimeve të trurit me rezonancë magnetike në Universitetin e Liverpulit. Të anketuarve u është kërkuar të numërojnë personat me të cilët janë të lidhur në mënyrë shoqërore dhe jo profesionalisht në shtatë ditët e fundit.

Atyre po ashtu u është bërë edhe testi psikologjik i aftësive mentalizuese. Të gjithë vullnetarët në këtë studim janë studentë të moshave të ndryshme me potencial të ngjashëm për aktivitete shoqërore.

“Sigurisht, sasia e koha së ndarë për socializim, gjeografia dhe gjinia dhe personaliteti ndikojnë në madhësinë e shoqërisë apo rrethit social, por po ashtu e dimë që disa nga këta faktorë, sidomos gjinia, po ashtu janë në korrelacion me aftësitë ‘mentalizuese’.

Studimi ynë ka zbuluar se ekziston një lidhje mes aftësisë për të ‘lexuar’ atë që mendojnë njerëzit me madhësinë e rrjetit shoqëror”.

Exit mobile version