Vetëm pak orë pasi ambasada amerikane i kujtoi Prokurorisë hetimet për dakon, Llalën dhe Doshin, numri dy i ambasadës amerikane ka mbërritur në zyrat e Prokurorisë.
Prokuroria është paralizuar tërëisht pas vendosjes nën kontrollin politik të Ramës dhe ka arritur deri aty sa të gënjejë edhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me hetimet e Dakos për të cilat u shpreh në muajin gusht se do ta thërriste ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit për ta marrë në pyetje në muajin shtator, gjë që nuk ndodhi.
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Ones në ambientet e prokurorisë, ndërsa mëngjesin e sotme Ambasada Amerikane dha informacione mbi zyrtarët e korruptuar në vendin tonë, të cilëve iu ndalohej hyrja në SHBA.
Mëngjesin e sotëm Ambasada Amerikane ka dhënë goditjen për ‘peshqit e mëdhenj’.
Në një njoftim zyrtarë ka skualifikuar përgjithmonë 14 pushtetarë shqiptarë, duke nisur nga Dako, Doshi tek Llalla. SHBA ka deklaruar se nuk do të jepen kurrë vizat për ata dhe familjet e tyre, pasi në prioritet është Reforma Zgjedhore.
Ambasada ka deklaruar se nga 100 të ndaluar, 14 prej tyre janë nga Shqipëria, duke theksuar shifrën e lartë për një vend me numër të ulët popullsie.
Në një video u publikuan emrat e tre zyrtarëve shqiptarë që iu është ndaluar hyrja në SHBA së bashku me familjet e tyre.