Lia e majmunit/ Mjeku: Nuk ka lidhje me Covid-in, ja si transmetohet

Zyrtarisht, OBSH-ja pranoi në janar se ka një shpërthim të lisë së majmunit në Europë, që mbetet ende sot epiqendër e valës së përhapjes së sëmundjes. Pavarësisht alarmit e frikës për një pandemi të radhës, në çfarë pike jemi sot?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 CNN Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik. Ai qetësoi publikun duke thënë se jemi shumë larg pandemisë dhe theksoi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Covid-in.

“Nuk është fare si Covid, pasi unë di tani në variantin e 10 apo të 11 që po e kalojnë shumë më rëndë se një grip normal. Pse nuk jemi ashtu? Sepse Covid mund të përhapet shumë shpejt, ndërsa lija e majmunit ka nevojë për kontakte të ngushta fizike, trup më trup, me anë të rrobave dhe afërsi shumë e ngushtë përmes spërklave. Kjo e bën shumë më pak të rrezikshëm se Covid-i”, u shpreh Shapo.

Ai renditi edhe kategoritë më të rrezikuara.

“Imun në shkallë të gjerë nuk jemi. Personat që janë më të rrezikuar janë foshnjat, gratë shtatzënë dhe personat me imunitet të dobët. Në Kongo, rreth 70% të rasteve janë parë të moshat nën 18 vjeç. Megjithatë, nuk jemi ende në nivelin e vitit 2022.

Grupet e riskut janë të njëjtët, meshkujt që shkojnë me meshkujt. Rrjeti seksual është ai që pasi vjen rasti i parë në vend mund ta përhap atë brenda një vendi të caktuar”, tha Shapo.

Artikulli paraprakTë shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për tre persona të vrarë në Bosnje, një i plagosur rëndë
Artikulli tjetërBabai i futbollistit shqiptar e gjuajti me çadër, trajneri paralajmëron largimin nga klubi