Liberalizimi i vizave për Kosovës shtyhet pas verës

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti. Vlerësohet se pezullimi i vendimit për Turqinë të ketë ndikuar që ky proces të shtyhet për pak muaj edhe për Kosovën. Javën e ardhshme do të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë.  Meqë është pezulluar vendimi për liberalizimin e vizave për Turqinë, kjo ka ndikuar që edhe vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të shtyhet deri në vjeshtë. Mbetet që javën e ardhshme të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës “Zëri” nga Brukseli. Një mundësi e tillë nuk përjashtohet as nga njohësit e këtij procesi, të cilët vonesat procedurale brenda institucioneve të BE-së dhe mungesa e vullnetit politik në këto institucione mund të ndikojnë në shtyrjen e vendimit për heqjen e regjimit të vizave. Madje, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane konsiderojnë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në lobim te disa vende, të cilat ende hezitojnë ta mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.  Ministria Integrimit Evropian (MIE), në bashkëpunim me UNDP-në, kanë paralajmëruar se do ta rrisin fushatën informuese, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të njoftohen me të drejtat dhe obligimet që kanë gjatë lëvizjes pa viza në shtetet e Zonës Shengen. Zyrtarja për medie e Ministrisë së Integrime Evropian, Blerta Aliu, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se kjo fushatë do të realizohet nëpërmjet formave e produkteve të ndryshme reklamuese si dhe aktiviteteve të tjera.Sipas saj, kostoja e kësaj fushate arrin vlerën e 200 mijë eurove, 100 euro do të ndahen nga MIE-ja dhe 100 mijë të tjera nga UNDPJ-ja.

Exit mobile version