Liberalizimi i tregut energjetik në Kosovë ka nisur në fillim të këtij muaji. Këtij procesi i ka paraprirë miratimi i pakos së tretë të ligjeve për energji në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, ligje këto në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian. Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Zyrën e Rregullatorit për Energji, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i tregut i mundëson konsumatorëve që të zgjedhin në mes furnizuesve (operatorëve) të ndryshëm që operojnë në treg. “Gjenerimi i energjisë dhe furnizimi do t’i nënshtrohen tregut të lirë dhe roli i Rregullatorit do të jetë mbikëqyrës, duke siguruar se të gjithë aktorët zbatojnë rregullat e tregut të lirë dhe nuk lidhin marrëveshje në dëm të interesit të konsumatorëve. Me këtë qëllim, tashmë ZRRE ka licencuar edhe dy furnizues të tjerë përveç KESCO Sh.A,HEP sh.a dhe GSA sh.a”, thekson Murtezaj – Bajrami. Ndërkohë distribuimi dhe transmisioni si bartës të energjisë elektrike janë funksione monopolistike dhe do të jenë gjithmonë të rregulluara. Përderisa prodhimi dhe furnizimi i energjisë do të jenë funksione që i nënshtrohen tregut të lirë.
Kryesore
Continue to the categoryBasha surprizon kandidatin për deputet në Lezhë, Aleksandër Jushi. I sjell...
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka surprizuar kandidatin për deputet në qarkun Lezhë, Aleksandër Jushin, i cili sot kishte ditëlindjen.
Pasi prezantoi emrin...