Librazhdi, një panoramë e zymtë në prag të Vitit të Ri, Vreto: Taulantët kaperdisen në zyra të kondicionuara

Rrethi i Librazhdit në 80% të territorit të tij është në varfëri të plotë. Rrugët janë të shkatërruara, shërbimi shëndetësor i zonave dhe në qytet pothuaj inegzistent, zahiretë e dimrit për familjet në tërësi por të varfërit në veçanti pothuajse janë minimale (familja më e pasur ka 10-dit ushqim, e varfëra 1 apo 2 ditë), uji i pishëm ne qytet ka probleme dhe shkon me shume vështirësi ne zonat ku eshte shtrire rrjeti ujesjellesit…

Probleme të mëdha ka dhe për bagëtite e trasha dhe të imta pasi baza ushqimore nuk është e mjaftueshme sepse parcela të tëra ishin të monitoruara nga njerëzit e mafies dhe dyshohet per mbjellje hashashi, ky dyshim i arsyeshem u perforcua pasi gjykata me propozim te prokurorise ka pezulluar gjithe strukturen drejtuese te policisë Librazhd, madje edhe shefin e komisariatit (sigurimsin) B.H.

Ne sot bashke me nenkryetarin e PDSH-se z. Edmond Spaho, u drejtuam ne disa biznese dhe konkluzioni eshte qe tregu ka mbetur pa bleres dhe shume shpejt dhe pa tregetar. Qepena te ulur, tregetar te pezmatuar dhe drobitur nga pamundesia per te perballuar kete situate te rende dhe pa shprese per te ardhmen, madje shume prej tyrte ishin ne dileme te rrime apo te ikim, sepse nuk shikojme asnje drite jeshile per te ardhmen e femijeve.

Mafiozet me votat e blera dhe te vjedhura qe sot administrojne pushtet, jane te pa turp, manipulatore te opinionit publik duke e bere te zezen te bardhe. Keta sharlatane, tolloviten duke konsumuar dreka e darka me punonjestit e administrates apo ndonje fasoneri dhe pjesen tjeter te popullates e lene ne meshire te fatit pa asnje sherbim.

Bashkeqytetare, pamjet tregojne vete si eshte gjendja ne Librazhd, ju po e jetoni vete skamjen dhe varferine dhe nga kjo situate po ju largon cdo dite nga vendi, per mos u kthyer kurre. Taulantet, kaperdisen ne zyra te kondicionuara, ne makina perrallore, me puro apo hashash, me euro apo dollare dhe sduan te dine per jeten tuaj qe nxihet cdo dite e me shume.

Të nderuar miq, mbase nuk është momenti që në prag të ndërrimit të viteve të shkruash për situatën e zezë, qe te mendosh eshte viti ri apo viti zi, te kujtosh qe gjyshërit, prindërit por dhe shumë prej nesh pritën dhe vuajtën 50-vjet, në vitin 1945-1947 filloj rrëmbimi i lirisë, 1947-1967 u rrëmbye prona e tundëshme dhe e patundëshme, 1967-1968 u rrëmbye feja dhe u ndalua predikimi saj, 1945-1990 u pushkatuan, dënuan, iternuan, dëbuan me qindra individë dhe familje ( e çdo kujt i vinte radha për groposje se gropa ishte hapur ). Kjo kohë nuk është e largët dhe është tmerr të përsëritet, mendja na shkon dhe mendojme se duke ushqyer krokodilin ai nuk do na hajë, mbase më vonë “por do na hajë.
Koha nuk pret…

Bujar VRETO
Kryetar i PD Librazhd

1 109
81632995 3337023656370914 90611281525997568 n

2 99

4 54

3 70

Artikulli paraprakHaradinaj flet për sulmet frontale që Rama i bëri Kosovës për mini-shengenin
Artikulli tjetërVOA: 2019, një vit i hidhur për Shqipërinë