Aktori Neritan Liçaj është në radhët e artistëve që kanë kundërshtuar fort zhvendosjen e Teatrit Kombëtar nga godina ekzistuese dhe amendimet e reja në ligjin “Për kulturën dhe artin” nga Ministria e Kulturës. I ftuar në Fax News, Liçaj u shpreh se ky është një projektligj në kundërshtim me Kushtetutën dhe se arti po politizohet.
“Gjithçka përqendrohet në dorën e ministres. Qendra kryesore e kulturës në vend po përqendrohet në një dorë, po centralizohet. Po politizon artin në momentin që arti është i pa politizuar. Me një ministreshë me mentalitet të tillë nuk ke çfarë të diskutosh. Është e njëjta frymë autoritariste, si në kohën e Partisë Komuniste.
Është historia më qesharake, të ikim ne të vijë, opera. Pse duhet të ikim ne nga shtëpia jonë!? Është Teatri Kombëtar. Nuk mund të transportosh ti Tetarin Kombëtar. Është arrogancë. Nuk mund të luash me pronat e shtetit. Teatri Kombëtar është simbol. Nuk mund t’i luash. Janë ca gjëra që nuk mund t’i prekësh. Kjo kërkesë është keqpërdorur dhe është e papranueshme. Nuk ka logjikë që ta pranojmë. Ligji nuk komunikohet me email. Pse duhet të bëhet gjithë kjo rrëmujë. Pse kështu qeveristet një vend”, u shpreh Liçaj.
Ndërsa për sa i përket hapjes së konkursit për drejtor të Tetarit Kombëtar, Liçaj u shpreh se nuk është zbatuar ligji shpallja e konkursit duhet të ishte bërë para një muaji.
“Në darkë, hapi konkursin për drejtuesin e Teatrit Kombëtar, me një afat përzgjedhje, për vetëm dy javë. Një shtetar i lartë që nuk zbaton ligjin përbën një shkelje të rëndë. Nuk mund të shkojmë me këmbët tona në diktaturë. Hapjen e konkursit për drejtor, ministrija duhet ta kishte hapurpara një muaji. Ka shkelur Kushtetutën për hapjen e konkursit për drejtor të Teatrit Kombëtar”, tha ai.
Për sa i përket kushteve të Teatrit Kombëtar, Liçaj theksoj se e ka treguar disa herë për gjendjen dhe kushtet mizerable që është teatri.
“Kam vite që i them, kushtet janë mizerabël, që nuk punon as qeni në atë të ftohtë. Po vdesin njerëz pa dalë në pension nga kushtet mizerabël. Kërkojmë një ligj të mirë, gjëra normale për një artist. Jo për vëmendje për të na përkëdhelur, por vëmendje për artin. Më vjen keq, se nuk dua të më shohin të afërmit që ti lëndoj, sepse jam vetë i lënduar. Po vdiq Roland Trebiska, Fatos Sela, Fadil Kujovska, Agim Qirjaqi, ikën emra pa kap dot moshën e pensionit. Pse politikanët tanë nuk interesohen për ne. Kaq i varfër është ky shtet sa nuk bën dotnjë teatër. Arrin gjëja në absurd. Qeveria vepron si CIA, nuk tregon asgjë. Ne marrim thashetheme, ndërkohë që e ka për detyrë që të informojë për çdo plan që ka. Kjo do mbahet mend si ministrja që i hoqi artistëve shpërblimet, i kaloj në skllevër me kontrata dhe u vendosi artistëve kontrata të përkohshme”, u shpreh Liçaj.