Liderët e botës urojnë Trump, Rama ngushëllohet te Hoxhë Kadria!

E ndërsa të gjithë liderët e shteteve të botës i dërgonin dje mesazhe urimi, në morinë e tyre sërish mungoi ai i Edi Ramës. Duket se Kryeministri vazhdon të mos e kapërdijë dot fitoren e kandidatit republikan në zgjedhjet e 8 nëntorit në Amerikë. Që të themi ka pasur axhendë të ngjeshur dhe impenjime të tjera këtë se themi. Për shembull lideri global një orë pas inaugurimit të Trump, teksa Papa Francesku uronte Presidentin e 45 të SHBA-ve, Rama na rezulton të ketë hyrë në Facebook rreth orës 20:00. Por jo për të uruar Presidentin e SHBA-ve, por për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së Hoxhë Kadria Prishtina.
Në fakt, dje ishte 92-vjetori i vdekjes, dhe Kryeministri bën shumë mirë që e përkujton patriotin e madh, dhe na e solli në kujtesë. Por do ishte mirë që në këtë ditë të uronte dhe Presidentin e SHBA-ve, gjë të cilën e ka shumë të vështirë ta bëjë. Dhe pas fitores të tij, në urimin e tij të vonuar dhe të sforcuar në krye do të vendoste një herë keqardhjen që kishte për humbjen e zonjës Klinton. Edi Rama e di fare mirë se çdo të thotë fitorja e Trump për të. Akoma në qarqet amerikane dhe jo vetëm nuk është shuar deklarata që ai do bënte në TV shqiptare dhe CNN kundër Presidentit Donald Trump. Arriti deri aty sa e cilësoi zgjedhjen e tij si turp të civilizimit. Por nga dita e djeshme, Donald Trump është President i Amerikës dhe do bëjë si do bëjë dhe pa mbështetjen e liderit tonë global. Ndërsa ky i fundit e di mirë se tashmë s’ka ku ta drejtojë gishtin për të mbuluar zullumet e tij. Sdo ketë më njerëz që do mbyllin sytë para zullumeve të tij, para fushave të drogës dhe manipulimit të zgjedhjeve.
Rama e di fort mirë se është në rrethin e atyre personave që nuk e donin zgjedhjen e tij, ndërkohë që lideri ynë global e shpalli atë publikisht. Një gafë e pafalshme kjo dhe për kryeministra të vendeve shumë më me influencë  dhe shumë më të mëdhenj se ne. Dje, në spërdredhjen e tij politike e gjeti justifikimin tek  92-vjetori i vdekjes së Hoxhë Kadrisë, që ai as e dinte se ekzistonte. Po nga sot çfarë do e shpëtojë kokën e karvanit?

Artikulli paraprakSkema e përgjimit masiv që po ndodh nga AKSH dhe Harito përmes celularëve
Artikulli tjetërPresidenti i “Heritage” i shqetësuar për monopolet