Lideri i opozitës ruse zbulon emrin e politikanit që fshihet pas helmimit të tij

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny thotë se ai beson se Presidenti Vladimir Putin ishte përgjegjës për helmimin e tij.

“Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, nuk shoh ndonjë shpjegim tjetër,” i tha ai revistës gjermane të lajmeve Der Spiegel në një intervistë.

Gjermania, ku Z. Navalny po shërohet, thotë se ai u helmua nga një agjent nervor Novichok. Gjetjet e tij u konfirmuan nga laboratorët në Francë dhe Suedi.

Kremlini mohon çdo përfshirje. Duke iu përgjigjur intervistës të enjten, zëdhënësi i Putin tha se nuk kishte prova që Z. Navalny ishte helmuar me një agjent nervor dhe tha se agjentët e CIA po punonin me udhëheqësin e opozitës.

Navalny tha për Der Spiegel se do të kthehej në Rusi, duke shtuar se: “Detyra ime është tani të qëndroj i fortë, kjo është pikërisht ajo që do të bëj dhe nuk kam frikë!”.

Exit mobile version