“Lideri m’u duk më i pa vlerë se kurdoherë sot, kur nuk arriti të eksitojë as Elisën”…

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka ironizuar Kongresin e Partisë Socialiste, dhe fjalimet e mbajtura sot nga rilindasit.
Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se ka mbetur i zhgënjyer sot nga Elisa, e cila nuk ishte në nivelin e duhur, dhe nuk mundi ti bënte shumë lavde Skënderbeut të saj Edi Ramës.

Postimi i Palokës
Me zhgenjeu elisa sot!!! Mbeti ne nivelin e gjithe te tjereve!
Prisja nje kercim cilesor me rastin e kongresit!
Nga “ne kemi komandantin e legjionit te nderit te Shqiperise, Edi Ramen” tek “Shqiperia qe beri skenderbeu yne Edi Rama” mendova qe sot do kishte bere ndonje gjetje me domethenese, nje superlative me te pershtateshme per kongres.
Nuk dua te besoj qe dhe elisa ta kete patur me interes, sa u be ministre dhe… Me siguri do jete ende e tronditur nga fakti qe Servantesi nuk e ka shkruajtur Don Kishotin e Mances, nga kulla e Surrelit. Po prape kam besim qe gjenia e saj do na mahnise.
P.S
Do thote ndonjeri “ç’ne qe merresh me elisen e jo me liderin?”. Lideri m’u duk me i pa vlere se kurdohere sot. Kur nuk arriti te eksitoje politikisht as elisen…

Exit mobile version