Liderja nacionaliste gjermane takohet me aleatët e Putinit

Politikanja më e njohur nacionaliste në Gjermani, Frauke Petry, gjatë fundjavës së kaluar, është takuar me ligjvënësit rusë, përfshirë anëtarët e lartë të Partisë Rusia e Bashkuar të presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar mbrëmë zyra e saj.
Zonja Petry, bashkëlidere e Alternativës për Gjermaninë, ishte ftuar në Moskë për të diskutuar për “bashkëpunim” dhe është takuar me kryesuesin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, që është i afërt me presidentin Putin dhe me zëvendëskryesuesin e Dumës së Rusisë, Pyotr Tolstoy, ka njoftuar zyra e saj, pa dhënë detaje se për çka është biseduar.
Ky takim u bë në një periudhë të ndjeshme të raporteve Gjermani–Rusi.
Zyrtarët gjermanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se Moska mund të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në Gjermani, në muajin shtator dhe ta destabilizojë vendin, duke i mbështetur grupet ekstremiste.
Alternativa për Gjermaninë, mbështetja për të cilën në hulumtime të opinionit ka rënë nën 10%, fuqishëm e kundërshton pranimin e qindra mijëra refugjatëve në Gjermani, nga ana e Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Exit mobile version