Lidhjet e Ramës me Matën, pse policia fshehu emrin e biznesmenit në vrasje!

Përplasja me armë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të enjtes ka vënë në siklet të madh qeverinë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Kjo për faktin se, dy bandat që bënë luftën me armë në mes të ish-Bllokut janë njerëz të pushtetit aktual.
Pasi u mundua të fshehë detaje nga ngjarja dhe emrat e personazheve në përplasje, policia publikoi një njoftim se, ka shpallur në kërkim edhe një person me inicialet E.M. Mediat gjetën se për kë bëhej fjalë dhe publikuan emrin e plotë Ervin Mata. Ervin Mata është djali i Luan Matës dhe nipi i kunatit të Dash Pezës, njeriu i afërt i Ramës.
Emri i Matës u përfol në rastin e privatizimit të “Ish-Ekspozitës Sqipëria Sot”. Kompania e tij Victoria Construction fitoi të drejtën të zhvillojë zonën prioritare. Luan Mata është kushëriri i Ilir Matës kunatit të Dash Pezës dhe njërit prej njerëzve me të afërt të kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëhequr aksionin e privatizimit të truallit të përfolur pas prishjes së kontratës së familjarëve me Vision Construction, njofton 55neës.al.
Martinaj refuzon të flasë për policinë
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjares së mbrëmshme në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, (i dashuri i këngëtares, Elvana Gjata), Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Burime nga grupi hetimor thonë se 36-vjeçari Ervis Martinaj nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur mbrëmë. Atij i kanë shkuar disa herë për t’i marrë dëshminë, por ka refuzuar.

Paraditen e sotme Ervis Martinaj u transferua në Spitalin Amerikan 2 për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa i plagosuri tjetër Eljon Hato ndodhet në Spitalin Ushtarak.
Ngjarja
Ngjante një mbrëmje e qetë, po në një nga lokalet e Tiranës në zonën e ish-Bllokut plumbat u bënë zotër të një masakre me një të vrarë dhe tre të plagosur. Tre emra të njohur të përfshirë në sulmin me armë.Njëra është këngëtarja Elvana Gjata, që u gjet “gabimisht” mes disa burrave sedërlinj, të pushtetshëm dhe dhunshëm, ndërsa dy të tjerët një biznesmen dhe një personazh i dyshuar për disa ngjarje të rënda të ndodhura në kryeqytet.
Përfundimi ishte 11 plumba të qitur ndaj njëri-tjetrit që la të vrarë Fabiol Gaxhën, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj, Eljon Haton dhe pronarin mori lëndime edhe pronari I lokalit. Dyshohet se shkaku i sherrit ka qenë një ngacmimim nga ana e grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj ndaj këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Ajo ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj dhe në atë çast situata ka degraduar në një konflikt që do mbyllej me jetë të humbur dhe të plagosur. Një prej personave të akuzuar tashmë si autor i krimit është i njohur i këngëtares që ka shërbyer si efektiv i Forcave Komando të ushtrisë sonë.
Gjata është marrë në pyetje paraditen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të dhënë sqarim mbi rrethanat e krimit. Deri më tani duket se ka qenë një konflikt momental për “motive të dobëta”, por duke marrë të shkuarën e personave të përfshirë në konflikt, lindin shumë dyshime të tjera mbi motivet.
Një nga personat që mbeti i plagosur Ervis Martinaj është një personazh mjaft i njohur për strukturat e rendit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale, por sërish shëtiste i lirë. emir i tij do të regjistrohej në skedat e policisë në tetorin e vitit 2013.

Exit mobile version