Lidhjet me krimet e komunizmit të familjes së Luljeta Bozos

Përzgjedhja e Luljeta Bozo si kandidate për deputete në Partinë Socialiste nga ana e kreut të qeverisë Edi Ramës, ka hapur shume polemika në reagimet e personalieteve të shumta, të cilat shumica prejt tyre kanë qenë edhe negative. Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve, gjatë një inteviste ka komentuar kandidimin e Bozos si të papërshatshëm, pasi sipas tij ajo vjen nga një familje kriminale, dhe si e tillë nuk duhet të përfaqësojë zërin e qytetarë në kuvend.

“Ne kemi zbuluar se familja e Bozos është një nga më familjet kriminale në Shqipërisë. I ati i saj është Vasil Konomi, Komisar i Brigatës së Dytë Sulmuese është në listat e Institutit të Studimit të Krimeve të pasojave të komuzimit, një institut shumë serioz si autor i krimeve të luftës”, tha Çika.

Kreu i Shoqatës Antikomuniste gjatë bashkëbisedmit foli tregoi një tjetër rast të rëndë, ku kunati i Bozos në 1945 ka urdhëruar vrasjen e 14 partizanevë, duke shënuar një gjarje të rënë për shqiptarët e asaj kohë, por jo vetëm.

“Kunati i saj vëllai i burrit, është një nga prokurorët, një nga gjyqkatësit më të tmerrshëm të diktaturës. Vetëm në një gjyq të 45’ ka pushkatuar 14 partizanë të Brigatës së Parë vetëm se vinin nga familje nacionalsite dhe nuk ishin komunistë”.

Artikulli paraprakSpahia: Në 8 vjet pasuroi veten e shpurën e vet, tani u kujtua se paska edhe qytetarët
Artikulli tjetërRreziku nga vaksina AstraZeneca, Berisha-Ramës: Po luan me jetën e njerëzve!