“Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, taksë deri në 23%”, PD: Godet rëndë bizneset familjare

Partia Demokratike deklaroi se qeveria me ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, e çon taksën deri në 23% për të vetëpunësuarit dhe disa kategori të tjera. Në një deklaratë për mediat anëtarja e Kryesisë dhe deputetja, Merita Bakiu tha se ky ligj godet rëndë bizneset familjare.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Përshëndetje të nderuar qytetarë!
Projektbuxheti që po kalon nën mjegullën e atyre që nuk e duan këtë vend, ka lenë në harresë shumë e shumë qytete përsa i përket investimeve në infrastrukturë.
I tillë është dhe rasti i Krujës. Një qytet plot histori, mundësi e potencial zhvillimi, por i ngelur jashtë vëmendjes së pushtetit qendror e lokal.
Qyteti i Krujës është në vendet turistike më të vizituara në Shqipëri, qytet që ka ruajtjur edhe traditën e artizanatit në disa zeje të kufizuara në Pazarin e Vjetër.
Por qeveria me Ligjin e ri te tatimit mbi të ardhurat, do të vendosë taksa deri në 23%, për të gjithë të vetëpunësuarit, per perpunimin e tekstileve, per konfeksionimin e veshjeve, per prodhimin e produkteve prej druri dhe dushku, per riparimet e artikujve familjar e te tjera sherbime. Në këtë formë, nga ky ligj jo vetëm qe nuk ndihmohen por goditen shume e shumë biznese familjare.
Për më tepër në projektbuxhetin e vitit 2024 jepen para për ujësjellësin e qytetit të Krujës i cili rezulton të jetë inaugurar çka tregon shumë për abuzimin që po bëhet.

Ky projektbuxhet vijon e financon në minimumin e vet pushtetin vendor të Krujës duke e kthyer në një bashki mjerane që nuk mundet të bëjë asgjë për qytetaret e saj.
Ky pra të dashur qytetarë është projektbuxheti I vitit 2024. Një projekt vjedhje i thënë më mirë! Si përfaqësuese në parlamentin shqipëtar e qytetit të Krujës, i bëj thirrje qeverisë që të përfshijë në projekt-buxhetin e vitit 2024 zbatimin e projektit të rrugës Krujë-Tiranë. Është i domosdoshëm ky investim pasi Kruja e ka të domosdosshme një lidhje direkte me Tiranën. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të këtij komuniteti.
Ju faleminderit!

Artikulli paraprakHarta e re gjyqësore/ Dhoma e avokatisë kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm të vendimit, nisin seancat në Kushtetuese
Artikulli tjetërHoxha: Ja dy rrugët që i kanë mbetur Sali Berishës! Pengimi i drejtësisë, mund ti sjellë akuzë të re