Ligji jam unë!

Nga Helidon BUSHATI

Në takimin e fundit me kryebashkiakët e tij të pazgjedhur, Edi Rama ka dëshmuar edhe një herë formën e qeverisjes të tipit; Ligji jam unë.

Mbeturinat janë në të vërtetë një çështje akute, që kërkon zgjidhje.

Shëmti të mëdha sheh në rrugë, në autosdrada, në qytete ngado. Po e gjitha kjo u dashka zgjidhur sipas Ramës, sepse ai vetë qenka bezdisur gjatë pushimeve në Dhërmi.

Dhe dalja nga kjo, vjen duke rritur taksën ndaj qytetarëve.

Urdhri që u dha 60 vartësve ishte të marrin më shumë para nga shqiptarët, t’i varfërojnë më shumë, duke fryrë buxhetet e tyre. Ka dalë së fundmi e ka thënë se do rrisë ndihmën ekonomike dhe një kategori pagash me pikatore, por këto para ndoshta edhe më tepër, do i marrë bashkia me tarifat e reja të larta.

Kjo kur milionat e qeverisë shkojnë për miqtë dhe biznesin e inceneratorëve.

Kur miliona të tjera do të shpenzohen për të dërguar satelitët në orbitë për t’u bërë foto pirgjeve me mbeturina.

Më shumë rrugë, lagje, qytete, dhe zona bregdetare do të pastroheshin, nëse qeveritarët do të mbanin duart larg fondeve, e do ta administronin buxhetin me transparencë e në interes të njerëzve.

plehra

Exit mobile version