Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur zërin në Kuvend sot për projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit. Berisha ka akuzuar direkt kryeministrin Rama se, ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsi Ramën dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geron Xhafajn, si ortakë në këto biznese. Po ashtu, ministrin e Financave Arben Ahmetajn, si “hajdut me çzime”.
Pas fjalës që mbajti në foltore, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, Berisha u ngrit nga vendi dhe e nxiti për më shumë kontroll.
“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Ish-ministri së paku tregoi karakter, kurse ai hajduti me çizme…”
Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi nuk e ka lejuar të vazhdojë fjalën: Z. Berisha, jemi në fazën e pyetjeve. Ju lutem, pyetje.
Berisha: Ja pyetja kjo është, t’u drejtohesh me hajdut dhe kryehajdut këtyre.