Sikurse është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama, prej datës 1 janar të vitit të ardhshëm e në vijim, në vendin tonë nuk do të ketë më pika bastesh të hapura.
Këtë konfirmoi edhe një herë ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë, ku u diskutua ligji për “Lojërat e Fatit”.
Ishte vetë ministri Arben Ahmetaj, i cili pranoi se mbyllja e kësaj industrie do të sjellë një diferencë të madhe në të ardhurat që mblidhen dhe se 7400 persona do të ngelin pa punë.
Por, sipas tij, qeveria e ka menduar një zgjidhje.
Do të mbyllen 7400 vende pune. Të papunët do të përfshihen në fushata trajnimi. Ato që do të dalin të papunë nga bastet do të trajnohen. Të papunët do të mund të punojnë në sektorë të tjerë. Në fushatë gjithashtu do të përfshihen 63 mijë qytetarë të papunë.
Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren”.
Shifra në fakt është edhe më e madhe se sa pohon ministri i Financave. Të ligjëruara rezultojnë rreth 4 mijë pika baste3sh. Nëse në secilën prej tyre janë nga të paktën 4 të punësuar, atëhere del se armata e të papunëve që do të dalë pas 1 Jnaarit do të jetë edhe më e madhe se 16 mijë në rast se shtojmë këtu edhe pikat informale të basteve që sipas vetë shifrave zyrtare janë rreth 5 mijë të tilla atëhere është e kuptueshme se kemi të bëjmë me një numër që i kalon ato të 20 mijë të papunëve. Sa për pjesën tjetrë të cilën deklaron qeveria se armata e të papunëve do të trajnohte, atëhere këtu kemi të bëjmë me një tallje të madhe të qeverisë.
Bastet duhet të mbyllen , por kurrsesi ligji nuk duhet të bëhet për ti shërbyer kompanisë së vëllait të kreut të qeverisë.