Lihet në burg djali përdhunues i deputetit të Ramës

Është lënë në fuqi masa e arrestit e burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Pavarësisht pretendimeve të këtij të fundit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës.
Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Avokati i Rrajës thotë se, klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.
Madje Murati thotë se, “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.
“Xhisiela më ka ardhur në zyrë, pranoi që e kishte bërë për xhelozi”, ka thënë avokati. Kërkesa e Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtarja Shpresa Beçaj.

Rrajaaa

Artikulli paraprakNjë psiko-delirant pa bythë/Ishe i sinqertë kur rrihje për vdekje dhe nxirrje lakuriq rrugëve…
Artikulli tjetërNjë foristradë e bërë shosh nga plumbat gjendet në Shkodër, gjurmë gjaku brenda saj (Foto)