Gjykatën e Posaçme e Apelit refuzon lirimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.
Gjykata e Posaçme la në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës, akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.
Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Pas arrestimit, Gëllçi dhe 3 vartësit e tij u lane nën arrest me burg nga Gjykata e Posaçme. Ata apeluan vendimin duke kërkuar masa më të lehta sigurie, por këtë të Shtunë, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë.