Lille, Amadou firmos deri në 2020

Ibrahim Amadou do të vazhdojë aventurën e tij me Lille. Klubi francez bëri të ditur se, mesfushori ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020. Që pas transferimit në “Stade Pierre-Mauroy”, nga Nancy në verën e 2015-ës, 23-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Franck Passi, duke qenë edhe lojtari i tretë me më shumë minuta aktivizimi te Lille pas Sebastien Corchia and Vincent Enyeama. Marrëveshja e mëparshme e kamerunasit skadonte në vitin 2019, por palët gjetën gjuhën e përbashkët për zgjatjen edhe për një tjetër sezon.

Artikulli paraprakBenitez “snobon” Kinën
Artikulli tjetërEintrachti në gjysmëfinale