I ftuar në emisionin “Breaking me Xhoi Malësia”, në Top News, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gazmend Koduzi, ka folur për për programin e shpalosur në Kuvendin Programor të së shtunës, përmes të cilit kreu i kësaj force Lulzim Basha dhe ekipi i tij, prezantuan propozimet për zgjedhjet e ardhshme politike.
Teksa shpalosi alternativën e PD për FONDIN PËR MIRËQENIEN E FAMILJES,
i cili parashikon 2,000 për çdo bebe, 20 mijë euro për femijën e tretë dhe 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë për 30 mijë çifte të reja, Koduzi solli në studio studimin që tregon gjendjen e lidjeve në këtë moment. Sipas shifrave të INSTAT, në 3 mujorin e parë të 2024-ës, shtesa natyrore ishte negative, pra numri i vdekjeve tejkalonte atë të lindjeve. Kjo është edhe arsyeja pse sipas Koduzit programi i PD i vjen në ndihmë familjeve shqiptare.
Fjala e Gazmend Koduzit:
Ky është grafiku që tregon ecurinë e vdekshmërisë dhe lindjeve gjatë 3-4 viteve të fundit. Dhe po të shikojmë këtu, 3 mujori i parë i 2024, kemi më shumë vdekje sesa lindje. Pra, problemi më i madh sot i Shqipërisë është plakja. Është tkurja për shkak të emigracionit dhe për shkak të uljes së lindshmërisë. Partia Demokratike e delegomn këtë dhe i motivon çiftet e reja që të lindin, nëpërmjet bonusot për fëmijët, 2 mijë euro fëmija i parë, 2 e dyta dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. A është reale? Sot që ne flasim, Maqedonia e bën këtë por e bën me këste mujore. Jep 100 euro çdo muaj për fëmij deri në moshën 18 vjeç. Po t’i mbledhësh shkon 20 mijë euro. Në do e japim bonus të tërë. Subvencionimi i përqindjes të interesave të kredisë për 30 mijë çifte të reja. Pra, është fokus familja si parti tipike e djathtë. Nuk është lëmosha, është puna por dhe është motivimi.