Lirimi i kapobandave/ Lul Berishën e punësoi Vangjush Dako, Endrit Doklen e mori përsipër një kompani…

Lulzim Berishën kishte marrë përsipër ta punësonte Vangjush Dako në Bashkinë Durrës, ndërsa Endrit Doklen, do ta punësojë një kompani private e quajtur “Mato Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çako. Kontrata është firmosur në tetor 2019. Sipas saj Endrit Dokle pasi të dalë nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore.

Pozicioni i punës nuk specifikohet ende ndërsa thuhet se ‘ushtari’ i Lulzim Berishës do të jetë tre muaj në provë. Më pas do të firmosë një tjetër kontratë për një periudhë 1-vjeçare. Në bazë edhe të kësaj kontrate gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, mori sot vendimin për lirimin e një prej ‘kapove’ të bandës famëkeqe të Durrësit.

Kontrata
“Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon:

Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako.

Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë.

Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje.

Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit. Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap).

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.

dokle

Exit mobile version