Lirimi i pastorit amerikan, Trump: Nuk kemi bërë marrëveshje me Turqinë

Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë negociuar asnjë marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.
“Nuk bëmë marrëveshje me Turqinë,” tha zoti Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë. “Ndjehem shumë ndryshe për Turqinë sot sesa ndjehesha dy ditë më parë. Kam një ndjenjë shumë të mirë ndaj Turqisë, dy ditë më parë, nuk e kisha”, tha ai.
Ministri ungjillor i krishterë Andrew Brunson ishte burgosur në Turqi prej dy vjetësh dhe u lirua të premten.
Lirimi i tij shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse dënohej për terrorizëm dhe spiunazh, akuza që Uashingtoni i kishte quajtur të pabaza.

Artikulli paraprakGranit Xhaka lojtari i ndeshjes Islandë-Zvicër
Artikulli tjetërA po shkon Kosova drejt krizës fiskale?