Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin, ka reaguar
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama urdhëroi sot lirimin e Saimir Tahirit, për të mbrojtur vëllain e tij Olsin dhe Fatmir Xhafën. Ndërsa shkruan se sot në mbrëmje mafia do të festojë.
Postimi i Berishës
O feste te madhe ka sonte Mafia!
Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!
Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!
Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:
Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?
Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liroi sot nga arresti shtëpiak ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi vjen një ditë pasi ambasdaori amerikan paralajmëroi se po bëheshin përpjekje përmes presioneve dhe blerjes për të liruar Tahirin. Deklarata e djeshme amerikane është një konfirmon me vendimin e sotëm se drejtësia është e kapur nga ndërhyrjet dhe paratë e pista.