Lirohet banori që goditi me këpucë Ramën

Lirohet nga burgu banori i Unazës së Re, Ilir Katiraj i cili goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet e spitalit ushtarak në kryeqytet, pak javë më parë.
Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.
Dhjetra baniorë të Unazës së re kanë qenë sot në mbështetje të tij si dhe kanë kërkuar lirimin nga burgu edhe të Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.
Djali i Katirajt u shpreh se dhënia e drejtësisë ka qenë e vonuar, ndërsa babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.

rama kepuca

Artikulli paraprakShkolla “Ibrahim Rugova” fiton kampionatin e shkollave të mesme Kamëz, Mziu: Do të kthehet në traditë
Artikulli tjetërMediat: Shqipëria pastroi mbi 1 miliardë euro në Serbi