Lirohet nga burgu “Niçja” i Shijakut. Ishte arrestuar për trafik droge, por u kap edhe në përgjimet e dosjes 339  

Astrit Avdylaj ose i njohur ndryshe si “Niçja” i Shijakut mësohet se është liruar nga qelia.

Edhe pse u dënua me 6 vite e 4 muaj burgim, Avdylaj dhe 2 të pandehur të tjerë të dosjes 339, Yasin Kala dhe Denis Llaftiu, janë liruar për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgosjes. Sipas burimeve, gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.

Astrit Avdylaj është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Bashkë me të kanë fituar lirinë edhe katër anëtarë të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Avdylaj u vu në pranga në vitin 2018, me akuzën e prodhimit dhe trafikut të heroinës. Ndërkohë që u kap në përgjimet e dosjes 339.

Ku pjesë të kësaj dosje u publikuan edhe nga “Bild” ku ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako fliste në telefon me Astrit Avdylajn të cilin e thërriste “Niçe’.

Exit mobile version