Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit është liruar me kusht nga Gjykata.
Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.
Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim. Sakaq mësohet se prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.
Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.
‘Balkanweb’ shkruan se më herët Hetës i është refuzuar më herët ‘leja shpërblyese’ nga burgu, për shkak se policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.