Lista e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër, një aleancë vlerash

Lista e kandidatëve për deputetë e Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër është më e mira se të dy listat e PD dhe PS të marra së bashku. Demokratët njohin tek lista e Koalicionit Euroatlantik figura demokrate që kanë qenë në çdo betejë 12 vjeçare, në pozicione të ndryshme nga militanti tek kryetari i degës së PD në Shkodër e Malësi e Madhe. Ramiz Çobaj, Xhevdet Amuli, Anton Kokaj, kanë qenë e janë drejtues e ish drejtuesve të degës së PD në qark, ndërsa në listat e PD janë pagatorë të Qëndrës dhe figura minore intelektuale e njerëzore. Valbona Quku – Lisha, Franc Shkëmbi, Naim Hasani, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj dhe të tjerë janë ajka e qytetarisë shkodrane.

Lista e PD është për turp të demokratëve; Lista e PS siç ka qenë gjithmonë- nivel mesatar mediokriteti siç është drejtuesi i tyre politike. Një tregtar flamujsh siç do të thoshte Ernest Koliqi. Shkodra është sa konservatore aq e harbuar pas parasë e pushtetit.

Qytetarët shkodranë, sidomos demokratët kanë një listë kandidatësh tek Koalicioni Euroatlantik që nuk ka bërë dëme në pasuri e njerëz, madje premton drejtësi. E kundërta është lista e PS dhe PD me hajnisë që vjen erë gjithandej. E kanë vetë në dorë.

Artikulli paraprakDilema e madhe e Silvinjos/ Kuqezinjtë e repartit të avancuar, në luftë për një fanellë titullari. Kush e sulmon Serbinë?
Artikulli tjetërVotoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore, Prokuroria dërgon në gjyq qytetarin