Lista e Mançester Sitit, Rodri përfshihet në skuadrën e Champions-it

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri, është përfshirë në skuadrën e Ligës së Kampioneve për fazën tjetër të kompeticionit.

Fituesi i “Topit të Artë” është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit, por Siti e ka mbajtur atë në skuadër në përgatitjet kundër Realit të Madridit për dy ndeshjet e raundit të “play off”-it të 1/8-ave.

Klubet u lejuan të regjistronin maksimumi tre lojtarë të rinj pas përfundimit të fazës së ligës dhe përpara nisjes së fazës me eliminim direkt dhe Siti shtoi tri nga blerjet e tyre të merkatos së dimrit:

Abdukodir Khusanov, Omar Marmush dhe Niko Gonzalez, duke lënë jashtë mbrojtësin brazilian Vitor Reis.

SFDGZG

Exit mobile version