Lista me të gjitha problemet që Icardi i ka shkaktuar Interit

Edhe kur Mauro Icardi e kishte mbajtur shiritin e kapitenit të Inter në krahun e tij, në mesin e tifozëve kishin pasur shumë persona që e vlerësonin atë të padenjë për këtë përgjegjësi, veçanërisht për shkak të disa problemeve që ai i kishte shkaktuar në skuadër.

Sulmuesi argjentinas u bë pjesë e skuadrës së Interit më 9 korrik të vitit 2013, kur kaloi nga Sampdoria për 13 milionë euro. Kjo verë mund ta sjellë fundin e karrierës së tij në San Siro, pasi që për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

Në mesin e skuadrave që kanë shprehur më së shumti interesim për argjentinasin janë Juventusi, Napoli dhe Atletico Madridi, ndërsa drejtori i Interit, Beppe Marota, praktikisht i ftoi ato klube të bëjnë oferta për Icardin në një intervistë me Sky Sport Italia.

“Jemi të gatshëm të negociojmë me këdo që e dëshiron Icardin, duke e respektuar vlerën e lojtarit”, kishte thënë Marotta.

Por, përveç golave të tij të shumtë e të rëndësishëm, çfarë do të mbajnë mend tifozët e Interit nga koha kur Icardi ishte pjesë e skuadrës së tyre të preferuar, nëse argjentinasi largohet këtë verë?

Shkurt 2014

Ish-agjenti i Icardit e postoi një video për ditëlindjen e lojtarin duke e shqyer një fotografi të Diego Militos dhe duke thënë se tifozët duhet ta harrojnë legjendën e Interit pasi që tani në klub është Icardi.

Po të njëjtin muaj, futbollisti shënoi kundër Palermos dhe nuk festoi pasi që kështu ishte këshilluar nga agjenti i tij, i cili po negocionte me Interin për një kontratë të re.

Qershor 2016

Një tjetër rinovim i kontratës po negociohej se Icardi nuk pranoi të luajë të turneun parasezonal në Amerikë, duke pretenduar se e kishte të lënduar shpatullën.

Korrik/gusht 2016

Icardi i del në mbrojtje bashkëshortes dhe agjentes së tij, Wanda Naras, për vendimin e kësaj që t’i bëjë publike negociatat për transferim në Napoli.

Tetor 2016

Icardi e publikoi një autobiografi, ku i goditi ultrasit e Interit.

Maj 2018

Wanda Nara doli në televizion dhe tha se Icardi dëshiron t’i përzë disa lojtarë.

Shkurt 2019

Interi ia merr shiritin e kapitenit të Interit dhe Icardi përgjigjur duke mos pranuar të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Viennas në Ligën e Evropës.

Icardi e përjashtoi veten nga skuadra, duke pretenduar se kishte probleme me gjurin e tij.

Klubi e detyroi Icardin t’i bëjë disa teste për gjurin e tij dhe testet treguan se argjentinasi nuk ishte i lënduar.

Edhe kur Lautaro Martinezi e pati të pamundur të luajë në ndeshjen kthyese kundër Frankfurtit në Ligën e Evropës, Icardi refuzoi të luajë. Kjo bëri që Spalleti t’u japë hapësirë adoleshentëve Merola dhe Esposita për të debutuar për klubin. Kjo nuk mjaftoi dhe Interi u eliminua nga Liga e Evropës.

Mars 2019

Icardi e punësoi avokatin dhe shokun e Morattit, Paolo Nicolettin, për të ndërhyrë dhe për ta kthyer atë në skuadër.

Interi e mposhti Milanin në derbi, mirëpo argjentinasi nuk hyri në zhveshtore për ta uruar skuadrën.

Artikulli paraprakSolskjaer zbulon të vërtetën për situatën e Pogba
Artikulli tjetërReagon Haradinaj: Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim!