Liverpool rikthen Gerrard

Merkato “romantike” për Liverpool-in, që në afatin e transferimeve të dimrit rikthen në shtëpi Steven Gerrard. Edhe pse kapiteni historik i Reds është tërhequr nga futbolli, pas eksperiencës në Shtetet e Bashkuara me Los Angeles Galaxy, në “Anfield” vendosën ta afrojnë tani më jo në rolin e lojtarit, por si trajner. Prej muajit shkurt, 36-vjeçari do të jetë një prej trajnerëve të akademisë së klubit legjendar. Ish-mesfushori i Anglisë u shfaq i lumtur për këtë aventurë të re edhe pse mohoi që detyra e marrë nuk lidhet me sentimentalizmin.
Gerrard deklaroi se, “ndihet vërtet mirë dhe po pret me padurim që të nisë punën”. “Vendimi për t’u rikthyer te Liverpooli nuk u mor duke u nisur thjesht nga emocionet. Kjo është një aventurë e re. Dëshiroja të jepja kontributin tim në akademinë e klubit”, tha ish-kapiteni.
Steven Gerrard është i bindur se në detyrën e re do të bëjë një punë të mirë, jo vetëm në aspektin teknik, por mbi të gjitha prej eksperiencës dhe faktin që fanellën e kuqe e cilëson një lëkurë të dytë. Me ish-mesfushorin që e njeh shumë mirë ambientin te Liverpool, vlerat e klubit dhe peshën që “Reds” kanë për tifozët dhe publikun, 36-vjeçari beson se mund t’i ndihmojë futbollistët e rinj në karrierën e tyre të re.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërLyon zyrtarizon Memphis Depay