Liverpool shkëlqen në derbin me Evertonin

Liverpuli fitoi 3-1 derbin me Everton dhe hedh një hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Të kuqtë nuk zhgënjyen në “Anfield Road” përballë rivalëve ndërqytetas, që nuk arrijnë të triumfojë në derbin që nga viti 2010. Një sfidë e dikuar kryesisht nga skuadra e Jurgen Klopp, që gjeti golin e parë që në minutën e 8-të me Mane, pas një depërtimi nga qendra në të majtë.
Avantazhi i Liverpulit zgjati vetëm 20 minuta, pasi Pennington përfitoi nga një top i mbetur në zonën e portierit pas një këndoreje, duke kthyer barazpeshën në rezultat. Reagimi i Liverpulit ishte i menjëhershëm, me Coutinhon që pasi i krijon hapësirë vetes i dha topit një trajektore të pakshmpe për portierin Robles.
Në pjesën e dytë, pikërisht në të 60-ën, pas një gabimi në mesfushë të futbollistëve të Evertonit Coutinho nxorri në pozicion goditjeje Origin, me Robles që mbeti i palëvizur, dhe u detyrua ta nxirrte topin për herë të tretë nga rrjeta. Për më shumë se gjysmë ore lojë, Evertoni u mundua të kthehej në lojë, por e pati të pamundur përballë mbrojtjes vendasve, që theu çdo aksion të kundërshtarëve. Evertoni me këtë disfatë humbet terren ndaj rivalëve me emër për zonën Champions.

Exit mobile version