“Është një shoqëri e mbrujtur me të drejta dhe fjalë. “Populli adoleshent” pas ’68 është i çarmatosur përballë tragjedive”. Flet Jean-Pierre Le Goff
Demokracia përballë destrukutimesh sociale dhe kulturore. Një shpërbërje e resurseve të brendshme të saj, “si një lloj rrëshqitjeje antropologjike dhe politike”. Një mostretje fjalësh e të drejtash që kanë bërë të pafuqishme një shoqëri të përmbytur nga pandemia dhe për të cilën “jeta” është bërë e mira supreme dhe ku, siç e ka demonstruar sociologu gjerman Ulrich Beck, rreziku është i patolerueshëm. “Në këtë kontekst, shteti dhe shoqëria gjenden kulturalisht të çarmatosur përballë rreziqeve dhe tragjedisë së historisë. Një proces shpërbërjeje që shtë pika e verbër e vendeve europiane të zëna me pasurinë e tyre kulturore dhe politike”. janë disa pre tezave të ekspozuara në librin e ri të sociologut dhe filozofit të famshëm francez Jean-Pierre Le Goff, i titulluar “La société malade”.
“Shoqëritë europiane janë çartikuluar nga historia dhe jetojnë në brendësinë e tyre, ku jeta duket se ngatërrohet me plotësimin e nevojave dhe të dëshirave individuale”, thotë Le Goff për “Il Foglio”. “Për ta kuptuar këtë situatë të re historike, duhet të kthehemi në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Zhvillimi i shoqërisë së konsumit dhe i kohës së lirë ka çuar në mirëqenien materiale dhe në një “moral të lumturisë individuale” të ri. Shëndeti përkufizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “një gjendje mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe sociale” ose si “e drejta e çdo individi për të gëzuar standardin më të lartë e shëndetit fizik e mendon”. Si mundet shteti t’ia garantojë të gjithëve një mirëqenie dhe të drejtë të tillë? Tocqueville vërente se në shoqëritë demokratike mund të futej një despotizëm i ri për të survejuar fatin e qytetarëve dhe për t’i siguruar gëzimin. E pse të mos “u hiqet atyre lodhja e të menduarit dhe lodhja e të jetuarit”? Terrorizmi islamik ka qenë prova e parë që e ka minuar këtë qetësi dhe engjëlloritet fals. Në një mëynrë shumë të ndryshme, pandemia ka përhapur një ankth të përgjithshëm për sëmundjen dhe vdekjen në një shoqëri që mendonte se e kishte mbyllur me tragjedinë e historisë”.
Një proces shpërbërjeje, thoshim. “Humbja e vetëvlerësimit më duket ngushtësisht e lidhur me një prishje të transmetimit të dijes dhe me një vizion totalisht të errët të së kaluarës tonë. Raporti i shoqërive demokratike me historinë, veçanërisht në Francë, është i shënuar nga një logjikë pendimi që tenton ta bëjë Perëndimin përgjegjës për të gjitha fajet dhe krimet e njerëzimit. Është e vërtetë se kolonializmi, luftërat, totalitarizmi dhe holokausti i kanë shënuar thellësisht vendet europiane, megjithatë, asnjë vend apo qytetërim nuk ka një çek të bardhë nga historia dhe është e rëndësishme të dihet se çfarë çmojmë në pasurinë kulturore që na është përcjellë”.
Bashkimi Europian përballet me këtë dilemë me emigracionin: “Të integrojmë në çfarë, në rast se nuk dimë më shumë vetë ne se çfarë na bën të veçantë si komb dhe si qytetërim? Puna e rindërtimit nuk do të bëhet nga sot nesër. Ama duhet të reshtim se dneigruari idealet tona demokratike e republikane në emër të një “multikulturalizmi” pa shtyllë kurrizore, një komunitarizmi dhe një individualizmi viktimist që na minon besimin tek vetja. Një vend që e bën të parëndësishme të kaluarën e tij dënohet që të mos e shpikë më një të ardhme që ofron një shpresë emancipimi; një vend që nuk beson më tek vetëvetja është i hapur ndaj çdo lloj servitudi”.
Le Goff nxjer një mësim nga pandemia. “Shoqëritë demokratike kanë tendencën që të harrpijnë se rasti, limitet dhe tragjedia janë të ngulitura në gjendjen njerëzore dhe në histori. Përballë pandemisë tendenca është ajo e reduktimit të ngjarjes në atë që “tashmë është e njohur” për t’i zvogëluar shtrirjen. Kam folur për një “pandemi të lloqeve”: ngjarja është mbuluar menjëherë nga komente pafund. Polemikat midis shkencëtarëve ndërthureshin me grindjet politike, gazetareske dhe intelektuale në një situatë të papërtypshme. Çdo njeri ka kërkuar të demonstrojë me çdo kusht se kishte të drejtë dhe ka përfituar për të larë hesapet. E kam marrë virusin në një formë relativisht të lehtë dhe jam ndeshur me këtë fluks të pandërprerë fjaësh, shkrimesh dhe komentesh pavend kundrejt realitetit. Më kanë ardhur në mendje fjalët e Ekleziastit: “Kotësi e kotësive, gjithçka është kot. […] Nga bollëku i fjalëve lindin diskutime të pakuptimta. […] Qysh në ditët e ardhshme gjithçka do të harrohet”. Siç e ka demonstruar kjo pandemi, jetojmë në shoqëri fjalamanësh që mund të të japin përshtypjen se kanë vepruar me efikasitet. Gjithçka është një mënyrë të funksionuari e shoqërive demokratike që është në lojë. Mediat e mëdha dhe rrjetet formojnë atë që e quaj një “flluskë gjuhësore dhe komunikuese” që menjëherë mbulon ngjarjen minimale. Kjo mënyrë e re e perceptimit të botës funksionon mbi emocionin dhe reagueshmërinë; përfundon duke i errësuar pikat e referimit të realitetit nëpërmjet një fluksi të vazhdueshëm imazhesh dhe fjalësh që ngop hapësirën publike. E bën më të vështirë të mendohet në mënyrë kritike, përbën një prej formave pasmoderne të “servitudit vullnetar” duke na ofruar një pikë arratisjeje nga nevoja e të menduarit”.
Shoqëritë komplekse dhe që plaken duken më të ekspozuara ndaj krizave. “Kur kritikohet individualizmi bashkëkohor, është e rëndësishme të dihet me saktësi se çfarë vihet në diskutim. Zhvillimi i modernizmit dhe i demokracisë i ka mundësuar individit të emancipohet nga paragjykimet e rendit të vjetër dhe të shoqërive tradicionale. Në këtë kuptim, individualizmi demokratik është i pandashëm nga ideali i iluminizmit. Njëkohësisht, siç e ka analizuar Tocqueville, në një demokraci, individi është i prirur që izolohet nga të ngjashmit, të çimpenjohet nga çështjet publike dhe tenton të besojë se është i çanëtarësuar dhe totalisht i pavarur. Kjo ambivalencë është bashkësubstanciale me individualizmin demokratik. Tashmë prej vitesh tendenca për t’u mbyllur në vetëvete ka fituar avantazh, duke çuar në forma shkëputjeje. Ama më duket iluzion të besohet se mund të kthehet në “kohërat e shkuara të bukura” ku individi natyrshëm ndodhej i futur në një komunitet pa bërë shumë pyetje. Demokracia karakterizohet nga një aftësi analize dhe autokritike, që është si forca, ashtu edhe dobësia e saj kur është në lojë mbijetesa e saj. Përballë kërcënimesh ekzistenciale që vënë në diskutim jetën individuale dhe kolektive, reagimet mund të jenë të ndryshme. Këto periudha krizash bëjnë të shfaqen anë të errëta, mbyllje egoiste dhe “secili për vete”, por edhe iniciativa solidariteti, një ndjenjë patriotike që e riintegrojnë individin në komunitet. Plakja e shoqërive nuk më duket në vetëvete një problem thelbësor. Ajo që është e rëndësishme është të rindërtohet lidhja midis gjeneratave, për të transmetuar dhe ndarë një pasuri kulturore e demokratike që e çmojmë. Ky është kushti për ta rigjetur vetëvlerësimin tonë dhe të riintegrohemi në histori duke përballuar kërcënime të çdo lloji”.
Në shumë libra ju keni kritikuar pasojat kulturore e ‘68, “Mai 68, l’héritage impossible”, “Malaise dans la démocratie” dhe “La France d’hier. Récit d’un monde adolescent, des années 1950 à Mai 68”. “Maji i ’68 qe një ngjarje që pa daljen në botë e “popullit adoleshent””, na thotë Le Goff. “Me mënyrën e saj, kjo ngjarje ka ngritur çështje qytetërimi mbi jetën individuale e kolektive në shoqëritë moderne dhe mbi vetë idenë e përparimit. Kjo vënie në diskutim ka marrë forma të ndryshme ekstremiste, me një korrent të së majtës ekstreme që i referohej luftës së klasave dhe “revolucionit proletar”, dhe atë që e kam quajtur e “majta kulturore” me një tendencë libertare, një revolucion kulturor në fushën e moralit e të kulturës. Në fund e “majta kulturore” ka triumfuar dhe është institucionalizuar në vitet ‘80 nga një e majtë që kishte nevojë për një projekt, përpara se të merrej nga një pjesë e së djathtës dhe të përhapej në shoqëri. Ajo që e quaj “trashëgimia e pamundur e majit ’68” është shënuar nga një larje hesapesh me trashëgiminë tonë civile dhe që ka çuar në një “nihilizëm në kolaps”. Por maji i ’68 nuk është përgjegjës i të gjithë të këqijave. Për ta thënë skematikisht, sfida me të cilën po përballemi është rezultati i tronditjes së terrenit edukativ të lidhur me këtë revolucion kulturor pas viteve ’70 dhe me institucionalizimin e tij, me zhvillimin e papunësisë masive dhe erozionin e solidariteteve tradicionale. Ky kombinim ka çuar në destrukturimin antropologjik dhe në frakturat sociale e kulturore”.
Edhe shkristianizimi na ka lënë të ekspozuar. “Shkristianizimi dhe sëmundja perëndimore janë pjesë e një historie të gjatë. Origjina e tyre është e lidhur me dyshimet ndaj resurseve tona të brendshme dhe me format e autoironisë që janë zhvilluar gjatë shekullit të kaluar dhe sot të inkurajuara nga grupe presioni të majta dhe minoritare që zënë një hapësirë të madhe nëpër media dhe nëpër rrjete. Destrukturimi i terrenit religjioz e kulturor e ka bërë raportin tonë me fundshmërinë dhe vdekjen të vështirë për t’u duruar. Me modernizmin, përparimi ka mundur të shfaqet pa kufizime dhe vdekja është përjashtuar. Ritet e lashta që shoqëronin njerinë dhe ruanin lidhjen me komunitetin thuajse janë zhdukur. Gjithnjë e më pak njerëz vdesin në shtëpi dhe të vdekurit nuk vigjëlohen më; spitali është bërë një pikë kalimi i detyruar për një agoni që njerëzit do të donin ta mbanin larg. Kur ndodh vdekja e një personi të dashur, mund të shikohet si një rënie që kërkojmë ta harrojmë sa më shpejt që të jetë e mundur apo që e trajtojmë me antidepresivë”.
Nën pandemi ka fituar terren një lloj ekologjizmi apokaliptik. “Prej vitesh kemi qenë të zhytur kultualisht në profecinë e një fati të paralajmëruar me imazhet e tij shokuese të akullnajave që shkrihen, të tornadove e të përmbytjeve dhe shkatërrimin e faunës e të florës”, thotë Le Goff. “Aktivistët ambientalistë nuk kanë munguar ta paraqesin panedminë si “ultimatumin e fundit” të dërguar nga Toka apo “provën e përgjithshme” e katastrofës klimaterike, duke e ditur se kjo e fundit ishte e pakthyeshme dhe se do të kishte qenë njëmijë herë më e keqe se kriza që po përjetojmë. Preokupimet dhe frikërat legjitime për çështjet ekologjike meritojnë të trajtohen ndryshe, duke i integruar me vetë idenë e përparimit, me vlerat humaniste dhe racionale të qytetërimit tonë”.
E vështirë të thuhet sesi do t’ia dalim. “Pandemia ka mundësuar të rivihet në diskutim një mënyrë e caktuar jetese në përqëndrimet urbane dhe turizmi i globalizuar; aspirata për t’u kthyer në fshat, pakashumë e idealizuar, është shprehur sërish; përqindja e punës në distancë është rritur për kategori të caktuara profesionale… Në të njëjtën kohë, deindustrializimi, varësia nga globalizimi i derregulluar dhe humbja e sovranitetit shëndetësor janë bërë të qarta. Megjithatë, nuk do të deduktoja se “asgjë nuk do të jetë më si dikur”. Nuk dua të bëj profetin; nuk besoj në një shkëputje radikale dhe në ardhjen e një “bote krejtësisht ndryshe”. Çorientimi dhe konfuzioni i ideve, situata ekonomike dhe papunësia masive formojnë një koktej destabilizues. Jemi në një periudhë historike kaq kritike sa që rindërtimi do të kërkojë kohë. Qytetërimi europian, që me përparimin shkencor e teknik ka bërë të besohet i plotfuqishëm dhe i pavdekshëm, lshtë jashtëzakonisht i interesuar. Pandemia e ka theksuar sëmundjen demokratike, por njëkohësisht u ka dhënë jetë iniciativave dhe solidariteteve përballë tërheqjes individualiste e komunitare. Ngjarjet tragjike kanë parë të shfaqen resurse që nuk qenë parashikuar. Tejkalojnë ndarje ideologjike dhe politike. është e rëndësishme të mbështetesh mbi ata që e përballojnë sfidën e realitetit me përbuzje dhe preokupim për të tjerët dhe komunitetin. Këto janë elitat e vërteta dhe limfa jetike e një vendi. Patriotizmi dhe ato që dikur quheshin “forcat e gjalla të kombit” nuk janë zhdukur, pavarësisht se ideologjitë e reja po ja gërryejnë vetëvlerësimin. Kthjelltësia dhe pesimizmi nuk janë e njëjta gjë si dëshpërimi. Është e rëndësishme të dihet se mbi çfarë resursesh mund të mbështetemi në këtë periudhë kritike”. Dhe ndërsa jemi të kërcënuar nga qytetërime shumë më të qëndrueshëm se i yni.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA