“Llasticat nuk i marr në punë”, ja kush është punonjësja më e re e Bashkisë që punësoi sot Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi ditën e sotme disa persona që, sipas tij, preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndonëse protestuesit e “Astirit” thanë se, ata nuk përfaqësonin interesat e tyre dhe nuk i kishin parë asnjë ditë në protestë.
Pas kësaj, ai lajmëroi se do të shkonte për drekë në familjen e cila kishte pranuar të linte shtëpinë e tyre të ndërtuar pa leje dhe të hynte në një banesë sociale në Shkozë.
Gjatë drekës në këtë familje, Veliaj për asnjë moment nuk ka reashtur së bëri PR, ndërsa gjithçka kulmoi me ofertën e tij për të punësuar një prej vajzave të shtëpisë si punonjëse në Bashkinë e Tiranës.
“Nga e hëna duam ta marrim në staf në Bashki. Fatmirësisht ajo ka studiuar teknologji Informacioni, sepse të gjithë kanë studiuar juridik, e nuk marrin zanat, edhe pse u kemi thënë merrni zanat”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se ato që kanë vuajtur përparojnë, e jo ata që çdo gjë e kanë marrë të gatshme nga prindërit.
“Llasticat nuk i marr dot në punë, e di pse sepse ata janë rritur të llastuar, nuk bëjnë asnjë punë. Ai që ka njohur hallet, që ka njohur vuajtjet, ai ecën në jetë”, tha Veliaj.
A vijoi më tej duke bërë PR-in e jo vetëm për Bashkinë që drejton, por edhe për punën e kryeministrit Rama ndërsa tha: “Edhe ky portali që ka bërë kryeministri tani, çdo gë e raporton në internet. Kryeministri ka bërë zap tani, dhe ministri për 10 ditë do të japë zgjidhje”.

Exit mobile version