Edhe në protestën e sotme, policia ka hedhur gaz helmues mbi qytetarët. Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.
Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se qytetarët nuk protestojnë kundër policëve të thjeshtë, por kundër kriminelëve në qeveri.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”,shkruan Lleshaj.
Pas hedhjes së gazit helmues, protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë dhe i kanë vënë flakën kryeministrisë dhe kanë ngjyrosur muret e kryeministrisë me bojë të zezë.