Llesh kimiku ka bërë një deklaratë tjetër qesharake pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroport. Nga salla e Parlamentit Lleshi ka pranuar se grabitja e 10 milionë eurove në aeroport ka cënuar sigurinë kombëtare, por ai ka habitur opinionin kur më pas ka deklaruar se këtu nu ka asgjë për tu shqetësuar.
Llesh kimiku ka shkuar edhe më tej në deklaratat e tij të papërgjegjshme duke e krahasuar nga Parlamenti grabitjen e 10 milionë eurove të ngjahsme me atë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në New York.
Lleshaj tha se, mbron vendimin për vendosjen e ushtrisë në Aeroport dhe deklaron se policia u vu para një sulmi të armatosur masiv.
“Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë mision kushtetues sigurinë kombëtare, nëse konstatojmë se kjo siguri është cënua apo thjesht kërcënuar Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre. Ata kanë hyrë aty si mbështetje ndaj strukturave të policisë së shtetit. Siguria fizike e aeroportit ishte në një pikë të papranueshme. Jua them miqësisht nuk ka asgjë për tu alarmuar.
Jemi krenarë që instrumentet e tjera funksionuan. Policia reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. U vu para një sulmi të armatosur masiv, por arriti të sigurojë prova të rëndësishme dhe jam i bindur se procesi i hetimit do të na sjellë rezultate shumë të qarta që nuk i keni pasur kurrë më parë. Ata rrezikuan jetën dhe u vendosën në skenarë krejtësisht të pallogaritur, ku mund të përdorej dhe granata luftarake. Ky grup kriminal është arratisur nga një burg i një shteti në BE. Ju them të mos kalojmë në një situatë histerie koletive. Situata në aeroport që nga sot është e padiskutueshme e sigurtë”, u shpreh Lleshaj.
“Mos e kaloni situatën në histeri kolektive”!
“Futja ne këtë rrugën e imagjinatës se çfarë mund të kishte ndodhur nuk na çon gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo.
Është një ngjarje e rëndë ku ne kemi dorëzuar sovranitet në një koncesionar privat. Dhe mund të shikoni emra të njohur qe kanë kontribuar në këtë situatë, mund ta pranojmë që është cënuar siguria kombetare por se pranoj që ka rënë siguria kombëtare.
Janë marrë masa nga qeveria. Na qënkan shqetësuar sot se pse kanë nderhyrë forcat e armatosura kur thuhet se është cënuar siguria. FA e ka ne mision sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe nëse konstatojmë që ka një rrezik ato kanë detyrë të ndërhyjnë.
Kemi dy rrugë, ta linim sigurinë siç ishte ose të ndërhyjmë, mos e harroni çfarë ndodhi në 11 shtator, nuk ka asgjë për tu alarmuar. Policia ka reaguar në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë, ata oficerë policie kanë rrezikuar jetën.
Ky grup kriminal është arratisur nga burg i një vendi të BE por kjo gjë nuk është shpallur turp kombëtar. Nuk kam luftuar asnjë ditë të jetës sime për ta mbajtur këtë post.
Lu falenderoj që me rekomandoni të jap dorëheqjen, por ky është vendim personal dhe ate e di unë kur do jap dorëheqjen, mos ta kalojmë në një situatë histerie kolektive”, u shpreh Lleshaj.