Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për grabitjen e Rinasit.
Vasili shkruan në një postim në Facebook se, Shqipëria nuk ka Ministër të Brendeshëm dhe idiotësi të tilla shqiptarët nuk kanë dëgjuar kurrë më parë.
Postimi i tij plotë
Ministri i brendeshëm damlla dhe i lajthitur krye krejt Ministri i brendeshëm 3 ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinas deklaroi në parlament:
“Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të!!
sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”,
Po i njejti minister i brendeshëm po në parlament sot deklaron krejt te kunderten:
“Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit”, tha Lleshaj.
Po të njejtin ministër të brendeshëm e nxorën për zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria në aeroport.
Shqipëria nuk ka Ministër të Brendeshëm dhe idiotësi të tilla shqiptarët nuk kanë degjuar kurrë më parë.
Ka përkundrazi një damlla të inkrimnuar, që kriminelët që grabisin Aeroportin nuk i kap, ndërsa protestuesit po i kap.