Të gjithë pyesin se sa pikë i duhen Interit për të fituar titullin kampion. Nga tani deri në fundin e kampionatit mungojnë edhe 6 ndeshje, çka do të thotë se Milani mund të grumbullojë 87 pikë në total.
Zikaltrit për momentin kanë 83 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 5 pikë në 6 javët e mbetura të kampionatit italian. Po si mund të shpallet Interi kampion matematikisht në derbi?
Zikaltërve u bën punë vetëm fitorja ndaj Milanit, për t’u kurorëzuar edhe matematikisht. Në rast barazimi, titulli nuk mund të fitohet zyrtarisht, pasi diferenca e pikëve do të mbetej 14, teksa do të mbeteshin për t’u luajtur edhe 5 ndeshje.
Pra interistët mund ta festojnë titullin në derbi vetëm në rast triumfi. Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet më 22 prill me kuqezinjtë që do të jenë pritës.