Llullaku, kontratë 2-vjeçare me Astanan

Azdren Llullaku do të transferohet te Astana. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur me klubin kazak duke i dhënë fund aventurës së tij me rumunët e Gaz Metanit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat rumune. Llullaku do të transferohet që këtë janar te klubi i kryeqytetit të Kazakistanit, me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë një pagë prej 35-40 mijë eurosh në muaj, pothuajse 10 herë më shumë seç merrte te skuadra rumune, ku ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme aq sa është jo vetëm kryegolashënues i kampionatit, por njëkohësisht dhe një pretendent për Këpucën e Artë në Europë. Zgjedhja e Lullakut përveç aspektit ekonomik ka të bëjë dhe me faktin që Astana do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa dhe më parë ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Exit mobile version