Azdren Llullaku e nis në mënyrën më të mirë aventurën te klubi i tij i ri, Tobol Kostanay, ku është huazuar nga skuadra e Astanas për pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare debutoi me gol që në ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re, duke i dhuruar fitoren 1-0 në transfertën e vështirë të Irtysh Pavlodar. Llullaku e gjeti rrugën e rrjetës 7 minuta nga fundi i takimit, duke i siguruar skuadrës së Tobol Kostanay një 3 pikësh që e ngjit në vendin e 5 të klasifikimit në Superligën e Kazakistanit. Tobol nuk fitonte që prej 4 ndeshjesh dhe me këtë sukses e ngushton në -3 pikë diferencën me vendin e tretë, që siguron edhe biletën e fundit europiane në Europa League. Llullaku e nisi aventurën kazake në muajin janar te skuadra e Astanas që preferoi ta huazonte disa muaj për t’i krijuar më shumë hapësira. Me shumë mundësi, Llullaku do të rikthehet te skuadra më e suksesshme e Kazakistanit në fund të sezonit për të synuar një vend në formacionin titullar.
Kryesore
Continue to the category“Vota për numrin 5 dhe 1 është për t’i pre krahët...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama.
Nga shtabi elektoral i kandidatit për deputet Fatmir Gjoçi në Kamëz, Basha...