Ditën e djeshme një sajesë me burim Adriana Kalanë u bë viral në lidhje me një foto të montuar ku shfaqej Evi Kokalari (dikur një Berisha fanatics) në krah të Erion Veliaj. Kjo skemë ku Kalaja sajon një histori të paqenë në kurriz të dikujt nuk është diçka e re, që prej 9 shtatorit në krah të Sali Berishës janë rreshtuar shumë mashtrues dhe manipulatorë publikë që kanë shkuar të shërbejnë vullnetarisht për të, duke kontribuar me kënaqësi në krijiin e shpifjeve ndaj kujtdo që ka dëshiruar Berisha.
Kalaja është mbase një prej këtyre individëve që ka organizuar dhe sulme të koordinuara ndaj personave publikë dhe deputetëve të Partisë Demokratike që guxuan të dalin kundër Sali Berishës dhe u rreshtuan pro largimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kalaja, që më pas u shpërblye me emërimin në një drejtori fantazëm, do të ishte gjithashtu një nga burimet e këtyre shpifjeve. Sot, ajo ka vendosur të sulmojë Evi Kokalarin (e cila më herët ka qenë në krahun e Kalasë dhe sulmonte pa teklif me lloj lloj shpifjesh që i merrte nga furra e Berishës) dhe ka sajuar fotot e Veliaj me të.
Kjo është partia që ka krijuar Sali Berisha, një forcë politike e mbushur me njerëz që shpifin dhe sajojnë rrena dhe gënjeshtra publike vetëm për të karikuar negativisht njerëzit kundër individëve të caktuar. Në vitin 2021, qendra e sulmit ishte Basha që u sulmua nga Kalaja si njeriu që ka shitur çështjen e Teatrit Kombëtar, më vonë u sulmua dhe për shtëpinë e tij dhe këto komente u fshinë nga Kalaja në profilin e saj pas disa kohësh.
Teza e shantazhit dhe sulmeve verbale është një traditë e konsoliduar në politikën e Sali Berishës që mbetet ideatori dhe frymëzuesi i këtyre sulmeve të ndyra përmes sharlatatanëve që nënkontrakton. Kokalari është viktima e radhës që në fakt diku ka qenë një nga promotoret e këtyre sulmeve. Çfarë mbjell do të korret, llumi që ka mbledhur Berisha rreth tij do të plasë një ditë duke njollosur me erë të keqe shumicën e atyre që i rrinë nga pas.